Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur edhe në lidhje me çështjen me të cilën ai përballet në gjykatë, “Babale”, duke theksuar se në seancën e radhës do të paraqesë prova të reja lidhur me rastin.

Salianji u shpreh se ka përgjime zyrtare që tregojnë se si drejtorë policie dhe prokurorë kanë sajuar një dëshmitar, e kanë paguar për të ngritur gjithë procesin për t’i çuar nga trafikanti te denoncuesi.

“Ka prova që ekzistojnë nga hulumtimet që i kemi bërë dosjes. Ka përgjime zyrtare se si drejtorë policie, prokurorë, janë të gjitha prova shkencore që vërtetojnë se kanë sajuar një dëshmitar, e kanë paguar një dëshmitar të rremë për të ngritur gjithë procesin për t’i çuar nga trafikanti te denoncuesi”, zbuloi ai në studion e emisionit “Kjo Javë”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb