Juventusi ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme ndaj një kundërshtari shumë të fortë, teksa ka mundur me rezultatin 1-0 Napolin për të rifituar vendin e parë në renditjen e Serisë A.
Pjesa e parë e ndeshjes pa të dy skuadrat të zhvillonin një lojë të hapur, por Napolin që krijoi rastet më të arta duke gabuar të tilla me Kvaratskhelia e DI Lorencon. Kurse vendasit kishin Kiezën si frymëzues të rasteve për shënim, por me Vlavoviç që gaboi një të tillë që në minutat e parë.
Në të dytën, Juventusi ishte i vendosur më ofensiv në start dhe nuk vonoi që të gjente golin me anë të Gatit me kokë, Më pas, bardhezinjtë menduan thuajse vetëm për të mbrojtur deri në fund, duke siguruar tre pikë të arta për renditjen e Serisë A që e ngjitin përkohësisht përsëri në kreun e renditjes.
JUVENTUS-NAPOLI 1-0
51′ Gati
NGJARJET KRYESORE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Juventusit.
88’ Raspadori gjuan në kufijtë e zonës së bardhezinjve, tentativa e tij e lehtë përfundon në duart e Sheznjit. (VIDEO)
86’ Kombinim mes Raspadorit dhe Di Lorencos, ky i fundit gjuan nga e djathta por gjen vetëm rrjetën e jashtme. (VIDEO)
78’ I gjithë Napoli në sulm, në kërkim të golit të barazimit, me Juventusin që vetëm mbrohet, sidomos pasi largimit të Vlahoviç për dëmtim duke i bërë vend Milik.
70’ Gafë e Sheznjit i cili i jep topin Politanos. Ky i fundit kalon te Osimhen i cili shmang portierin dhe shënon, por nuk feston dot pasi sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
67’ Kieza nga e majta gjen hapësirën që të provojë nga jashtë zonës, sfera fluturon pak mbi traversë. (VIDEO)
63’ Pas një goditje këndi, bardhezinjtë protestojnë për një prekje me dorë në zonë nga Di Lorenco, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.
59’ Goditje dënimi e Napolit nga e majta e sulmit, Anguisa gjuan me kokë por çon topin mbi traversë.
51’ GOOOL JUVENTUSI! Pas një harkimi nga e djathta, Gati i dalë në ndihmë të sulmit shënon me kokë duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.
49’ Aksion i shpejtë i Juventusit me MekKeni, pasim i tij gjen Kiezën i cili gjuan por ndalet nga shtylla. Aksioni bëhet i pavlefshëm nga një pozicion jashtë loje.
46’ Pjesa e dytë nis pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 0-0.
38’ Mrekulli e Sheznjit! Pas një goditje dënimi, topi shkon te Di Lorenco i cili gjuan i vetëm në të majtën por gardiani polak gjen devijimin e duhur për të shpëtuar portën nga një gol i sigurt.
28’ Top nga thellësia për Osimhen i cili nga e djathta gjen Kvara të vetëm në anën tjetër, por gjeorgjiani gabon gjithçka para Sheznjit.
24’ Provon edhe Kvaratskhelia me një zbritje të zakonshme të tij, gjuajtja është larg portës bardhezi.
18’ Kieza nga e majta nxjerr të lirë Vlahoviç, por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Natan e pastaj është MekKeni i cili me një roveshatë nuk gjen portën i ndalur nga Meret.
9’ Politano gjen hapësirë para zonës dhe lëshon në gjuajtje me rrotullim e cila shkon jashtë ngjitur me shtyllën.
8’ Di Lorenco nga ana e djathtë kroson në zonë duke çuar topin në shtyllën e parë drejt rrjetës, Sheznji e bllokon pa kaluar plotësisht vijën fatale.
7’ Kambiaso nga e djathta tenton portës, sfera shkon jashtë katërkëndorit.
2’ Goditje dënimi për Napolin, topi i harkuar në zonë largohet rrezikshëm në këndore nga Danilo.
1′ Nis ndeshja në Torino.
FORMACIONET ZYRTARE
JUVENTUS (3-5-2): Sheznji; Gati, Bremer, Danilo; Kambiaso, MekKenie, Lokateli, Rabio, Kostiç; Kieza, Vlahoviç.
Trajner: Masimiliano Alegri
NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenco, Rrahmani, Huan Zhezus, Natan; Anguisa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.
Trajner: Valter Maxarri.
PANORAMASPORT.AL
