NGA: ERMELINDA HOXHAJ*
Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon kalendarin me datat dhe oraret e provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mjekësisë, ku përfshihen, mjekët, stomatologët, farmacistët dhe infermierët. Dita e parë e provimit të shtetit për sezonin e X, nis në datë 3 maj 2016 me farmacistët dhe stomatologët dhe do të mbyllet me infermierët të cilët provimin do ta zhvillojnë në 14 ditë të ndryshme. Në total në këtë sezon pritet të hyjnë gati tre mijë kandidatë. Të cilët nëse e kalojnë me sukses provimin kanë të drejtën e ushtrimit të profesionit që kanë mbaruar studimet e larta.

DATAT
Agjencia Kombëtare e Provimit ka përcaktuar datat e provimit të shtetit për stomatologët, farmacistët dhe profesionet e infermierisë. Të parët që do të hyjnë në provim janë farmacistët të cilët do testohen në 3 maj, në tri grupe të ndryshme. Po ashtu edhe në datën 4 maj, grupi i parë do jenë farmacistë që do të testohen dhe më pas do vijohet me dy grupet e tjera të stomatologëve, të cilat do vijojnë testimin edhe në datën 5 maj. Ndërsa ditët e tjera janë rezervuar për profesionet e infermierisë. Në 6 maj do hyjnë në provimin e shtetit studentët që kanë mbaruar studimet për teknik laboratori, në 9-10 maj 2016 studentët që kanë mbaruar universitetin për mami.

Data 11 maj është përcaktuar për kandidatët e fizioterapisë, ndërsa në datën 12 maj, veç dy grupeve të para që janë me studentë që janë diplomuar për teknik laboratori, dy grupet e tjera janë lënë në dispozicion të rreth 100 mjekëve. Infermieria e përgjithshme e cila ka edhe numrin më të lartë të kandidatëve në çdo sezon të provimit të shtetit, do të ketë në dispozicion 9 ditë të ndryshme testimi, duke filluar nga data 13 maj, deri në datën 25 maj. Sipas të dhënave nga AKP, në këtë sezon pritet të hyjnë në testim mbi 1300 kandidatë të infermierisë të cilët do ti nënshtrohen provimit të shtetit për tu pajisur me licencën e ushtrimit të profesionit.

DOKUMENTET
AKP njofton se ditën e provimit kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin (ID) dhe një fotokopje të saj, mandatpagesën e tarifës së provimit të shtetit dhe faturën, e publikuar nga AKP, të vulosur mundësisht nga Posta Shqiptare ose në pamundësi nga çdo bankë e nivelit të dytë; në rast të ndryshimit të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim. Kandidatët duhet të paraqiten në AKP 40 minuta para fillimit të provimit të shtetit. Për sa i përket tarifës ajo vjen në rritje në mënyrë progresive në varësi të herëve që kandidati i është nënshtruar provimit të shtetit.

Kandidatët që hynë për herë të parë në provim të shtetit paguajnë 10 mijë lekë, ata që testohen për herë të dytë 12,500 lekë, për herë të tretë 15 mijë lekë ndërsa ata që po testohen për herën e katërt është 17,500 lekë të reja, ndërsa shansi i fundit, kandidatët që testohen për herë të pestë është 20 mijë lekë. Faturën e pagesës të interesuarit mund ta gjejnë në faqen zyrtare të AKP. Nëse kandidatët nuk kalojnë me sukses këtë provim ata nuk kanë të drejtën e ushtrimit të profesionit të tyre për të cilin kanë mbaruar studimet e larta.

PROVIMI I SHTETIT, SHKALLA E VLERËSIMIT
a) Kandidati vlerësohet me notën 10 (shkëlqyeshëm) nëse merr 95-100 pikë.
b) Kandidati vlerësohet me notën 9 (shumë mirë) nëse merr 85-94 pikë.
c) Kandidati vlerësohet me notën 8 (mirë) nëse merr 75-84 pikë.
ç) Kandidati vlerësohet me notën 7 (kënaqshëm) nëse merr 65-74 pikë.
d) Kandidati vlerësohet me notën 6 (mjaftueshëm) nëse merr 55-64 pikë.
e) Kandidati vlerësohet me notën 5 (kalueshëm) nëse merr 50-54 pikë.
f) Kandidati vlerësohet me notën 4
(ed.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb