Kreu i organiztës Omonia, Fredi Beleri foli në lidhje me deklaratën e kryeminsitrit grek Mitsotakis gjatë vizitës së tij në Himarë, teksa tha se deklarata e tij nuk ka përfshirë vetëvendosjen.

Sipas tij kryeministri grek deklaroi se minoriteti ka të drejtë për vetë identifikim dhe vetë deklarim, ndërsa shtoi se Mitsotakis është një nga kryeministrat grekë më mbështetës për Shqipërinë

“Mitsotakis nuk tha që kemi të drejtë për vetëvendosje, kemi të drejtë për vetë identifikim dhe vetë deklarim, është e bardha në të zezë, sillni të gjithë përkthyesit. Mitsotakis është nga kryeministrat më filo-shqiptarë, ka luajtur rol në integrimin e Shqipërisë”, u shpreh ai.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: