Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar vizitën e kryer sot nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë.

Idrizi u shpreh se mesazhet e dhëna nga ai duhet të dëgjoheshin me vëmendje, referuar deklaratës se mbështetet vetëvendosja për minoritetin grek. Idrizi shpjegoi që nuk mund të ketë minoritet grek në Himarë, pasi diçka  e tillë kërkon afërsi territoriale me shtetin fqinj.

Ai ka shpjeguar se minoritet ka në Finiq dhe Derviçan, ndërsa shtoi se axhenda greke është e avancuar dhe se duhet bërë kujdes me politikat që ndjekim si shtet.

Idrizi: Gjëja e parë që të bën përshtypje, që nga 2009 një kryeministër i Greqisë nuk ka bërë një zyrtare në vendin tonë, edhe vizita sot nuk ka qenë formale me takime me zyrtarë. Ajo që është më e rëndësishme është që vizitat e kryeministrave janë gjithmonë të mirëpritura.

Dha mesazhe bashkëpunimi ky takim?

Idrizi: Mesazhet ishin për tu pasur në vëmendje. Vizita e Mitsotakis në Himarë, pas 20 vitesh tentativa të qeverisë greke, kemi për herë të parë një vizitë në Himarë, nuk është një zonë minoritare të cilat janë 37 fshatra kryesisht në Finiq e Dropull.

Në reformën administrative i kemi bërë diskriminim pozitiv i kemi lënë në një bashki më vete.

Të qenit minoritet e përfitojnë ato zona apo bashkësi  që janë ngjitur me vendin amë. vetëm zonat kufitare me vendin amë, sepse, dhe ky është një parim i njohur botërisht, nuk do të thotë që disa minoritarë të shkojnë në Kukës, të thonë jemi minoritarë e pastaj të kërkojnë tabelat e gjuhën. Akoma më shumë që po ju kujtoj  rastin e Francës ku jetojnë me milion algjerianë apo marokenë e të vetëdeklarojnë që jemi minoritarë e të kërkojnë të bëjnë një enklavë. Në këtë kuptim është e pazakontë dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në raste të tilla, edhe në edhe opinionin publik sepse shoh që sot merren me sherret pa bukë të Parlamentin.

Mesazhi që Mitsotakis tha ishte “një moment special për mua dhe për helenizmin kudo”. Nga një vizitë rutinë kaloi në një moment special. Vazhdimisht Himara ka pasur tensione por kurrë aty ku jetonin minoritetet.

Nuk mund të bëjë vizitë kryeministri i një vendi fqinj pa diskutuar ligjin e luftës, Kemi një fqinj që ka një ligj lufte dhe ne këtë nuk e shtrojmë për diskutim. Na thonë gjithmonë do e heqim por nuk bëhet asgjë.

Çështja e Çamërisë. Në vizitën e Dendias u përmend ndërsa sot jo. Kemi një axhendë e avancuar e Greqisë, me Detin, varrezat, shkollimi, sot pashë që do i bënin dhe statujë babait të Mitsotakisit që ka lëshuar 6 ultimatumet e fundit.

Unë kur po vija rrugës, pashë që sipas mediave greke ai foli për self determination. Kjo është e rëndë sepse çështja e vetëvendosjen e ka përmendur zv ministri i jashtëm në 1993. Fliste që duhet të kenë të drejtën e vetëvendosjes dhe autonominë. Ne harrojmë shpejt dhe e morëm këshilltar për të bërë Kushtetutën dhe ai sot e quan veten babai i Kushtetutës tonë.

Himara nuk mund të jetë minoritare, sepse konceptin për  të drejtën minoritare e fiton ajo që është në kufi me vendin amë. nuk e di kur Çamëria ka qenë shqiptare ndërsa grekët me kërcim me shkop qenkan vendosur në Himarë. mendoj se kjo ka qenë edhe arsyeja pse Rama nuk e ndoqi në Himarë por vetëm në Derviçan.

Po në lidhje me flamujt që shiheshin kudo?

Nuk duhej lejuar. Kemi djerrë shumë nga identiteti ynë. Kemi një axhendë të avancuar greke.

Kur përmendim çështjen çame dhe ligjin e luftës, po çështja e varrezave nuk është?

Greqia edhe sot nuk e njeh çështjen çame. Mua më vjen keq për të gjithë politikanët shqiptarë që servilizmin e intimidimin e kanë në mënyrë të çuditshme kur takohen me të huaj

Përse ky takim erdhi pikërisht tani?

Nuk është realiste që Himara të quhet minoritare. ka që në 1936 që Gjykata e Drejtësisë në Hagë thotë që çështja e kombësisë nuk është çështjes e të drejtës dhe të ndjerit por çështjes fakti. Pra që kur lind dal nga materniteti me kombësi e nuk mund ta ndryshoj këtë gjë.

Ne kur bëmë reformën administrative që edhe unë e kam votuar, thamë që Finiqi e Dropulli të ishin në bashki më vete me shumicë minoritare, që del kundër direktivave të BE që thotë duhet të integrohen.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: