Vinicius Jr. vazhdon të jetë protagonist në Spanjë, teksa rasti i fundit vjen nga ndeshja kundër Levantes.
Siç u kap nga kamerat gjatë ndeshjes, përpara se Mbappé të afrohej për të gjuajtur penalltinë e shënuar në minutën e 64-të, Vini dyshohet se iu afrua kapitenit të kundërshtarit dhe i preku fytyrën.
Ky gjest, natyrisht, e zemëroi lojtarin e Levantes, Unai Elgezabal,
“Nuk dua ta nxis më tej polemikën. Është e vërtetë që kur nuk na respektojnë, jo vetëm ne, por edhe tifozët, duhet të themi mjaft.
Ai është një lojtar me potencial të madh, por ka situata që na prekin personalisht. Për mua, ishte e papërshtatshme dhe nuk dua t’i jap më shumë rëndësi sesa meriton, sepse është e panevojshme”- tha Unai Elgezabal për Vinicius.
