Prurjet e shumta të lumit Devoll kanë shkaktuar dëmtime serioze në urën e Gjinikasit, në zonën e Moglicës, në bashkinë e Maliqit. Sipas informacionit paraprak, rritja e nivelit të ujit dhe gërryerjet e vazhdueshme kanë çuar në rrëshqitjen e një pjese të malit pranë urës, duke dëmtuar strukturën e saj dhe duke e bërë të rrezikshme për qarkullim.

Autoritetet bëjnë me dije se ura do të riparohet nga një kompani e specializuar, e cila do të marrë masat e nevojshme për rikthimin e saj në gjendje të plotë funksionale.

Ndërkohë, për të përballuar situatën emergjente dhe për të garantuar lëvizjen e banorëve të zonës, Bashkia Maliq ka vendosur një urë metalike provizore. Ajo do të shërbejë për qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve deri në përfundimin e punimeve përfundimtare në urën ekzistuese. Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për BalkanWeb një video ku shfaqet një xhip teksa kalon urën e improvizuar, me ‘sukses’.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: