Drejtuesi politik i PS në qarkun e Lezhës, njëherësh ministër i Drejtësisë Ulsi Manja përmes një reagimi në rrjetin social facebook, ka reaguar për incidentin në fshatin Dajç të Lezhës, mbrëmjen e së dielës.

Manja ka akuzuar kandidatin e PD në këtë qark Gjin Gjoni për nxitje të një klime dhune në zonat e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës.

Sipas tij, Gjoni duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore për përshkallëzimin e situatës.

“Koha kur Gjin Gjoni ndërtonte vetë vendngjarjet me ‘çekiçin’ e drejtësisë së vjetër ka përfunduar me Reformën në Drejtësi,” thuhet në deklaratën e PS, ku theksohet se tashmë provat filmike dhe audio të ngjarjes janë në dispozicion të organeve hetimore.

Sipas drejtuesit politik të qarkut të Lezhës,  ky rast është tashmë në duart e SPAK dhe strukturave të drejtësisë së re. Manja ka paralajmëruar se nuk do të tolerohet asnjë përpjekje për zvarritjen apo manipulimin e procesit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se ngjarja i është komunikuar zyrtarisht misionit të vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR, ndërsa sipas tij, PS ka riafirmuar angazhimin e saj për zhvillimin e një procesi zgjedhor të ndershëm dhe të qetë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb