TIRANE- Deputeti i PS-së, Besnik Bare ka lëshur akuza në drejtim të kryedemokratit Basha dhe premtimeve të bëra nga ai si kryebashkiak. Për Baren, Bahsa ka zgjedhur t’I bëjë bisht përballjes me bilancin e tij të dështuar në krtye ë bashkisë.
“Lulzim Basha ka zgjedhur t’i bëjë bisht përballjes me bilancin e tij të dështuar në krye të Bashkisë së Tiranës. Fshihet pas një tjetër kandidati dhe kohët e fundit ka filluar të mos duket më fare në Tiranë. Shpreson se duke u larguar nga Tirana banorët e kryeqytetit kanë për të harruar dështimet spektakolare të këtij mandate”, tha Bare.
Sipas Bares, “Qytetarët e Tiranës i mbajnë mend premtimet e Lulit. E mbajnë mend për shembull, premtimin për ndërtimin e korridorit rekreativ të Lumit të Tiranës. Një premtim i bujshëm, i trumbetuar shumë, por që sot është kthyer thjesht në një tjetër mashtrim në listën e gjatë të mashtrimeve të Lulit”.
“Në 21 qershor këta banorë do të votojnë për t’i hapur rrugë ndryshimit. Pas 21 qershorit ashtu si banorët e mbarë Tiranës edhe ata do të bëhen dëshmitarë të rikthimit të Tiranës në rrugën e duhur”.
(ma.ar/BalkanWeb)
