Teksa sot ishte parashikuar që të mbahej mbledhja e radhës e komisionit hetimor për Shëndetësinë, PS ka bojkotuar punimet.

Kjo ka bërë që kryetarja e komisionit hetimor, Albana Vokshi të deklarojë mbylljen e mbledhjes.

Vokshi tha se kishin pritur rreth 30 minuta në sallë kolegët socialistë, të cilët nuk janë paraqitur në mbledhje.

“Pritëm kolegët që të vinin, rreth 30 minuta. Janë në kryesinë e Kuvendit, por nuk kanë ardhur. Koncesionet në Shëndetësi kanë kushtuar 200 mln euro dëm shtetit. Është mbledhja e 6 qe bojkotohet nga deputetët e PS-së, pa asnjë arsye legjitime. Duke mos pasur kuorumin e nevojshëm, nuk mund të mblidhet mbledhja.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb