Ish-ministti i Financave, socialisti Arben Malaj, gjatë intervistës në emisionin “Oponencë” në News24, se Partia Socialiste nuk është më ajo që la trashëgimi, lideri historik i së majtës, ish-kryeministri Fatos Nano.
Malaj tha se Nano kishte krijuar një trashëgimi politike si njeri mendjehapur që krijoi një parti moderne dhe me demokraci të brendshme.
“Të gjitha këto vlera nuk i gjen më brenda PS ndoshta me të drejtë Rama ndaj ka preferuar ta quajë Rilindje dhe jo PS. Cdo palë zgjedhje merr vetëm simbolet që këtu janë dhe këta”, tha Malaj.
Arben Malaj: Duam apo s’duam ne, edhe para vdekjes Nano e kishte krijuar një trashëgimi politike si njeri mendjehapur që krijoi një parti moderne dhe me demokraci të brendshme. Të gjitha këto vlera nuk i gjen më brenda PS ndoshta me të drejtë Rama ndaj ka preferuar ta quajë Rilindje dhe jo PS. Cdo palë zgjedhje merr vetëm simbolet që këtu janë dhe këta.
Nuk ka dhe një koncept, një kryeministër i majtë që shkon në Itali dhe u thotë bizneseve ejani në Shqipëri se nuk ka sindikatë.
Nano në 2005, takoi 3 veta dhe mua dhe na tha kandidoni se do ju mbështes për kryetar të PS. Mbështeste Ramën, unë kam qenë kundër, kam mbështetur Ermelinda Meksin dhe Spartak Poçin.
