Kur kanë mbetur edhe 97 kuti për t’u numëruar në Qarkun e Tiranës, Partia Socialiste ka marrë rreth 200 mijë vota, që përkthehet në 19 mandate, më shumë se gjysma në këtë qark.

PD-ASHM në vendin e dytë me rreth 145 mijë vota, ose 14 mandate. Por nga llogaritjet e fundit, mund të kemi një rritje të Partisë Mundësia, e cila ka marrë mbi 20 mijë vota dhe renditet e treta me 5% (1 mandat), por që nëse ruhet trendi në kutitë e fundit, mund të marrë edhe mandatin e dytë, që i hiqet PD-ASHM.

Tirana
Tirana

Tre partitë e tjera, PSD, NISMA-SHB dhe Bashkë, kanë siguruar nga një mandat, por që nuk mund të ngjiten më lart për të marrë mandat të dytë në Tiranë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb