TIRANE- Ndërsa Partia për Drejtesi, Integrim dhe Unitet pretendon marrjen e një mandati në Tiranë me argumentin se i janë vjedhur votat e mjaftueshme që kryetari i saj, Shpëtim Idrizi të dilte deputet, një portal pranë qeverisë, Lexo.al publikon një video, ku dëshmon të kundërtën.
Në videon e publikuar nga Lexo.al rezulton se në një qënder votimi, PDIU ka më shumë vota në tabelën përfundimtare se sa në kutinë e votimit.



Sipas Lexo.al, në qendrën e votimit 1911/1 në Tiranë, subjekti PDIU ka marrë 3 vota (shiko videon dhe fotot në fund të lajmit), ndërsa në procesverbal, PDIU-së së Idrizit i janë llogaritur 13 vota. Pra, në këtë kuti PDIU ka marrë 10 vota që nuk i përkisnin.
(BalkanWeb)
