Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ashpër për futjen e figurës në Parlamentin shqiptar, duke e cilësuar PS si trashëgimtare e Partisë së Punës.

Gjekmarkaj tha se me këtë akt sipas tij nga PS, janë fyer qytetarët shqiptarët.

Agron Gjekmarkaj:

Zoti Kryetar nje ngjarje e rende ka ndodhur keto dite dhe ju nuk keni nje qendrim!  Duket patetike te kujtoj se Enver Hoxha ishte tiran dhe sistemi i tij politik-tirani!

Futja e tij ne analet e Kuvendit te Shqiperise eshte nje fyerje dhe provokim ndaj martirve, heronjeve , te persekutuarve te gjithe atyre qe kane zgjedhur lirine ndaj tiranise ndaj ndjenjes fisike te shqiptarve per te falur po jo per te harruar!

Ky nuk eshte nje lapsus z.Peleshi, ju duhet te distancoheni, duhet te kerkoni ndjese publike nese jo kjo eshte deshmi qe ky eshte qendrimi juaj politik pohim i mendesise diktatoriale!

Unë e kuptoj qe PS ka dalë nga mitra e pergjakur e partise se punes dhe lidhjet tuaja me te shkuaren jane biologjike, afektive nuk keni patur kurre kurajon te denoni te shkuaren te distancoheni, ju ne mesin tuaj keni hetues te diktatures, e nuk e kam fjalen vetem per mbeshtetesit por per individ politik me pergjeqesi institucionale! Pra pranoje se fantazma e stalinoçit shqipta eshte krenaria juaj!

Kjo nuk duhet te ndodhe më zoti Kryetar- distancohuni ose mbajeni pa nder kete turp ne kurrizin tuaj te brishte!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb