Avokati Ledio Braho i pyetur në “Studio 24”, për qëndrimin e Shoqatës së Gjyqtarëve për projektligjin e ri të gjyqësorit, e cilësoi si ndërhyrje në pushtetin e KLGJ dhe KLP. Sipas tij, PS ka ndikim në këto dy institucione dhe s’e kupton se çfarë kërkon që të arrijë me këtë projektligj.

“Që kur është krijuar KLGJ e KLP tani kanë hyrë në fund të mandatit të tyre, nuk është zgjedhur asnjë kryetar gjykate e drejtues prokurorie, por gjykatat dhe prokuroritë janë qeverisur me zv prokuror dhe zv gjyqtarë që zgjidheshin nga vetë radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të caktuar. Pas kaq shumë vitesh, KLGJ arriti të përcaktojë kriteret që duhet të plotësosh të kandidosh për kryetar gjykate dhe prokurorie.

Tani që KLGJ ka arritur kë vendimmarrje, parlamenti do të miratojë një ligj që të lërë në detyrë të gjithë zv kryetarët që janë sot në detyrë. Nuk mund të them dot se PS nuk ka ndikim në KLGJ e KLP. Patjetër që ka. Se kuptoj se për çfarë duhet ky projektligj për të shtyrë me tre vite mandatin e këtyre që janë zëvendës por mesa duket ose nuk ka besim te KLGJ e KLP që do të zgjedhë drejtuesit e duhur.”, u shpreh ai.

Ledio Braho: Po t’i referohemi zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, kuptohet qartë interesi i amerikanëve. Kur flasim për sukses të reformës në drejtësi i referohemi SPAK e GJKKO.

Që kur u krijua KLGJ dhe KLP nuk është zgjedhur asnjë drejtues prokurorie apo gjykate. Pas kaq vitesh, KLGJ kanë përcaktuar kriteret e përzgjedhjes, ndërsa Kuvendi kërkon zgjatjen me 1 vit të mandatit të zvdrejtuesve të gjykatave dhe prokurorive. Ky projektligj prek vetëm për gjykatat e juridiksionit të përgjishëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb