Sekretariat i Etikës do të mblidhet ditën e nesërme në orën 9:00 për të shqyrtuar kërkesat e Partisë Socialiste për masat disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike.

PS ka kërkuar të merren masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës pas incidenteve të krijuara ditën e sotme në Parlament.

Sipas grupit parlamentar të PS-së, veprimet e sotme në seancën plenare ishin të mirëorganizuara nga deputetët e PD-së.

Në kërkesen e tyre drejtuar Sekretariatit të Etikës, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetët, me masa nga 10 deri në 60 ditë përjashtim nga seancat dhe komisionet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb