Blendi Gonxhja ishte kandidati më i votuar i Partisë Socialiste, por edhe më i votuari në rang kombëtar nga të gjitha forcat politike.

Pasi mori falënderimet nga Edi Rama pasditen e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja shpreh mirënjohje, por me përulje thotë se rezultati i 11 majit është përgjegjësi e jashtëzakonshme.

Gonxhja gjithashtu shkruan se “Shqipëria në BE është vizioni ynë dhe misioni i skuadrës së Partisë Socialiste”.

Postimi i Gonxhjas:

Rezultati historik i 11-Majit, është një forcë dhe mbështetje për rrugën europiane të Shqipërisë, si destinacioni final i një ëndrre shumëvjeçare. Shqipëria në BE është vizioni ynë dhe misioni i skuadrës së Partisë Socialiste! Mirënjohje, përulje dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb