TIRANË

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e nesërme Asamblenë Kombëtare. Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 17:30 dhe do të zhvillohet online, për shkak të situatës së koronavirusit.

Gazetari Ergys Gjençaj zbardh për “BalkanWeb” axhendën e mbledhjes së Asamblesë së PS, e cila do të nisë me miratimin e Projekt-Vendimit “Për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë”.

Më tej, mbledhja do të vijojë me informacionet mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave organizative vendore të partisë. Ndërsa në “filtrin” e Asamblesë do të kalojë edhe rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku do të bëhet një analizë e rezultatit në strukturat vendore të PS, për të parë se ku ka çaluar puna.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb