Mazhoranca socialiste ka dalë kundër kërkesës për rëndimin e masës së sigurisë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për kalimin e saj në paraburgim. Në Këshillin për Mandatet, Ulsi Manja, deklaroi se kërkesa e SPAK për rëndimin e masës nuk mbështetet në fakte të reja që të justifikojnë një vendim të tillë.

Sipas Manjës, kuadri ligjor për ndryshimin e masës së sigurisë kërkon ekzistencën e rrethanave të reja. Ai theksoi se, edhe pse prokuroria ka përmendur episode shtesë që sipas saj rrisin dëmin e pretenduar ndaj shtetit, thelbi i çështjes mbetet i pandryshuar.

Manja: Lidhur me nevojën për rëndimin e masës së sigurisë, Këshilli mori në konsideratë kuadrin ligjor për zv e masës, kjo dispozitë kërkon ekzistencën e fakteve të reja. Tani SPAK në relacion thotë janë shtuar edhe disa fakte e episode të reja të cilat e shtojnë automatikisht dëmin hipotetik që ka pësuar shteti nga këto procedura. Në vlerësimin tonë rëndimi i masës do të thoshte kalimi në paraburgim, kur ky duhet të ishte masa e fundit. Ka një fakt që nuk ndryshon, vepra penale, ajo mbetet e njëjta. Pretendimi nuk përmbush kushtet.

Paraburgimi, është masa e fundit, Nuk ka një vepër penale të re, është vetëm ajo e shkeljes së barazisë në tendera. Ngelet e njëjta vepër. Pretendimi për rëndimin e situatës, nuk ndryshon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: