Partia Socialiste zhvilloi mbrëmjen e sotme takimin përmbyllës të fushatës elektorale për Qarkun e Tiranës, në një atmosferë festive pranë Parkut Olimpik.

Mijëra qytetarë u bashkuan për të dhënë mbështetjen e tyre për ekipin fitues të Tiranës, Kryeministrin Edi Rama, drejtuesit politikë të qarkut, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali dhe kandidatët e Qarkut Tiranë.

Drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj përshëndetëse tha se fushata për Qarkun e Tiranës është zhvilluar në çdo lagje e komunitet, derë më derë, me fokus te punët e kryera dhe vizioni për të ardhmen e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Tirana na ka folur në këtë fushatë përmes zërave të të rinjve dhe të rejave, votues për herë të parë që besojnë në vizionin e Shqipërisë Europiane. Tirana ka folur në këtë fushatë përmes vajzave dhe grave që i kanë dhënë zemrën kësaj fushate. Tirana ka folur në këtë fushatë me qytetarinë, me zgjuarsinë dhe me besimin për të sotmen dhe për të ardhmen europiane me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, tha Ogerta Manastirliu mes entuziazmit të mijëra qytetarëve mbështetës në zgjedhjet e 11 majit për Partinë Socialiste dhe Kryeministrin Edi Rama.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb