Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Blendi Klosi, ka mbajtur i pari që ka nisur fjalën e tij në çeljen e fushatës së PS.
Ai u shpreh se Partia Socialiste është partia që merr 1 milion vota pasi ka me vete qytetarët.
Klosi ka vlerësuar punën e bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij ka transformuar vendin duke e kthuer në një vend që është tashmë gati të bëhet një nga shtetet anëtare të BE.
“Mirë se keni ardhur në këtë festë të madhe të partisë më të madhe në vend, të asaj që merr 1 mln vota në veri e ju, në diasporë, të partisë që fiton zgjedhjet sepse ju ka të gjithëve ju me vete.
Partisë që drejtohet nga Rama , vizionari që e transformoi vendin në një vend që do të hyjë në BE.
Erdhëm me hare e valle nga Dibra, ashtu siç pritëm Ramën kur inauguroi Rrugën e Arbrit.
Ne jemi një parti e madhe dhe kemi kaluar shumë sfida, por sfidën më të madhe kemi mirëqenien e qytetarëve. Ne do të fitojmë. Qarku i Dibrës do të votojë masivisht PS-në. Ne besojmë fort se kjo forcë politike e cila ka shumë organizim dhe frymë, mbi të gjitha ka një lider i cili atë që premton e realizon. Ne do të jemi pjesë e BE-së brenda këtij mandati!“, tha ai.
(BalkanWeb)
