Partia Socialiste ka bërë ndryshime drejtuesish në disa qarqe. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se ministri Ulsi Manja është caktuar drejtues politik i qarkut Lezhë. Manja deri tani ishte drejtues politik i qarkut Dibër, ndërsa në qarkun Lezhë ishte drejtues Blendi Klosi.

Ndërkohë, në qarkun Dibër drejtues politik është caktuar ministrja Belinda Balluku.

Blendi Klosi përveçse sekretar organizativ në PS, në Asamblenë Kombëtare të 7 Majit, iu caktua detyra e drejtuesit të Komisionit Zgjedhor në PS për zgjedhjet e brendshme në 61 degët e PS.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politik të qarqeve dhe komisionin e posaçëm të Kryesisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për kryetarët e 61 degëve të PS.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: