PS dhe PD kanë bashkuar votat dhe kanë miratuar ndryshimet e reja në Kodin e Ri Zgjedhor, që lehtësojnë votën e diasporës.
Në lidhje me këtë zhvillim, ka reaguar edhe kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali. Ajo shprehet se me anë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, lehtësohet pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në zgjedhjet e 11 majit.
Elisa Spiropali: Miratuam me konsensus në seancë plenare, ndryshime të rëndësishme në Kodin Zgjedhor, që lehtësojnë pjesëmarrjen e votuesve nga diaspora në zgjedhjet e 11 majit, si dhe forcojnë transparencën e besimin publik në administrimin e procesit zgjedhor, duke i garantuar të drejtën e votës çdo qytetari shqiptar, kudo ku ndodhet.
✅Miratuam me konsensus në seancë plenare, ndryshime të rëndësishme në Kodin Zgjedhor, që lehtësojnë pjesëmarrjen e votuesve nga diaspora në zgjedhjet e 11 majit, si dhe forcojnë transparencën e besimin publik në administrimin e procesit zgjedhor, duke i garantuar të drejtën e… pic.twitter.com/jq6h0N1zSa
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) February 17, 2025
Çfarë ndryshimesh parashikohen?
Për më tepër, është arritur një marrëveshje për shkurtimin e afateve për regjistrimin e partive politike dhe kandidatëve në zgjedhje, me qëllim që të fitohet kohë për prodhimin e fletëve të votimit, të cilat do të dërgohen me postë jashtë vendit dhe të kthehen në kohë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
(Balkanweb)
