Sekretari i Përgjithshëm i PL, Ted Blushi, tha se kundërshtoi propozimin e kreut të grupit parlamentar Taulant Balla, që sipas tij është një kurth për të shmangur debatin.
Blushi theksoi se riformulimi i një nocioni për debat është një kurth i Taulant Ballës për të shmangur debatin si për skandalin e Onkologjikut, aferat MçGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit.
“Kundërshtova shkeljen e përsëritur të rregullores dhe të procedurës edhe në seancën e fundit Plenare, nga Kryetari i Kuvendit, por theksova se në fakt, i vetmi fajtor për prishjen e seancave plenare është Edi Rama, i cili e urren parlamentarizmin dhe nxit dhunën, arrogancën dhe shkeljen flagrante të Kushtetutës dhe të rregullores së Kuvendit.
Kundërshtova gjithashtu, tentativën apo kurthin në të cilin Taulant Balla kërkoi sot të fuste Opozitën duke na propozuar një marrëveshje ekstra politike për të rikthyernormalitetin në seancë.
Një marrëveshje okulte, e cila nuk bazohej as në rregulloren e Kuvendit dhe as në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Një propozim sipas të cilit, Kryetarët e Grupeve Parlamentare duhet të bien dakord, përtej rregullores, përtej Kushtetutës, për të rikthyer normalitetin në seancë.
Një propozim sa antikushtetues dhe që shkon në frymën e shkallmimit të parlamentarizmit për sa kohë rregullorja dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë janë të vetmet dokumente që rregullojnë jetën parlamentare.
Kundërshtova gjithashtu, kurthin e propozuar nga Taulant Balla për gjoja nevojën e riformulimit të kërkesave të Opozitës së pari, për zhvillimin e një mocioni me debat për një cështje që ka tronditur mbarë opinionin publik dhe që lidhet me skandalin që shoqëron mënyrën e trajtimit të qytetarëve që vuajnë nga kanceri dhe faktin që prej vitesh, ilavet për trajtimin e të sëmurëve me kancer mungojnë në spitalin Onkologjik.
Kjo përpjekje për të shmangur debatin dhe gjoja për tu fshehur pas një interprelance me një ministër, i cili nuk ka asnjë përgjegjësi reale, sepse në qoftë se ka sot një person direkt përgjegjës për skandalin në spitalin Onkologjik dhe për mungesën e ilaceve dhe të trajtimit me barna të domosdoshme të të gjithë personave, sidomos të miturve që vuajnë nga sëmundjet kancerogjene, ajo është Ogerta Manastirliu, kandidatja e “Rilindjes” për bashkinë e Tiranës.
Gjithashtu u refuzua propozimi i të gjithë Grupeve Parlamentare të Opozitës lidhur me domosdoshmërinë e hetimit nga Parlamenti, nga Kuvendi i Shqipërisë, të një prej aferrave tanimë të ndërkombëtarizuara, të korruptimit nga Edi Rama, të ish- hetuesit të lartë të FBI-së, Carls Mcgonigal, një aferë e cila për fat të keq po bllokohet për shkak se Institucioni i ngarkuar në ndjekjen penale dhe me vendosjen e Drejtësisë në vend është kapur për fyti nga Edi Rama dhe këtu i referohem SPAK-ut.
Gjithashtu, është për të ardhur keq përpjekja kriminale për të mbuluar nëpërmjet marrveshjeve okulte, terrorin dhe farsën elektorale që ndodhi në 11 Maj duke u fshehur pas një propozimi për gjoja riformulimin e kërkesës së Opozitës.
Partia e Lirisë dhe Grupi i saj Parlamentar është i vendosur që këto kërkesa të mos ndryshojnë, sepse lidhen drejt për së drejti jo vetëm sic është rasti i skandalit tek Onkologjiku me të drejtat më bazike që duhet të garantojë qeveria shqiptare ndaj qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe që është trajtimi me barna, por mbi të gjitha hetimi njëherë e përgjithmonë i aferave monstruoze, sic është rasti i korruptimit ndërkombëtar të Carls Mcgonigal, por dhe hetimi i atij terrori elektoral që ndodhi në 11 Maj dhe që ka prodhuar, në fakt, një Parlament që nuk reflekton aspak vullnetin e qytetarëve, por vetëm interest kriminale dhe mafioze të Edi Ramës.
Gjithashtu, më lejoni të ndaj me ju një tjetër skandal edhe si ish-gazetar, të faktit që Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik është njëherazi edhe këshilltar i Kryetarit të Parlamentit.
Cka provon edhe njëherë atë denoncim të drejtë që Opozita ka bërë sa i përket faktit që edhe RTSH është kapur për fyti, sikundër edhe të gjithë mediat e tjera që paguhen me paratë e pista të inceneratorëve nga kjo Mazhorancë.
Është e patolerueshme që një drejtues i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, i cili ditën punon si kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH dhe natën mer pagën, pra mer dy paga dhe nuk kryen asnjë punë.
Ndaj kërkova nga Kryetari i Parlamentit t’I japi fund kësaj paligjshmërie dhe trajtimit të një Institucioni shumë të rëndësishëm mediatik, i cili rregullon të gjithë mardhënien e RTSH, pronë e të gjithë shqiptarëve, në një cështje thjesht dhe vetëm pagesash dhe honoraresh, duke qenë dhe duke ju referuar gjithmonë faktit se ky Institucion, pra institucioni i Kryetarit të Kuvendit, sikundër jeni njohur në të kaluarën, ka patur edhe këshilltarë të cilët thjesht dhe vetëm hynin në dyert e këtij Institucioni sa për të marrë rrogën.
Ndaj do kërkoj edhe në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, marrjen e masave të domosdoshme, mbështetur mbi ligjin, sidomos mbi ligjin për konfliktin e intresit, por dhe mbi ligjin për mënyrën e drejtimit të Këshillit Drejtues të RTSH, të këtij Kryetari, i cili nëpërkëmb autoritetin që i ka dhënë Kuvendi.
Gjithashtu, dua të përsëris faktin se kjo Mazhorancë, e cila edhe në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve, u mundua të fshihej pas një patetizmi etik, në fakt është më e vendosur se kurrë për të shkatërruar parlamentarizmin nëpërmjet arrogancës, injorancës dhe nëpërmjet paligjshmërisë.
Ndaj, në emër dhe të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, ne do të qëndrojmë fort në parimet, në rregullat dhe mbi të gjitha mbi nevojën për të rikthyer parlamentarizmin në shinat e Kushtetutës, duke qenë se ky Institucion për më shumë se një muaj, nuk ka zhvilluar asnjë debat në funksion të interest publik.
Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet të degjenerojë në fyerje, në replica të pavend, të cilat nuk sjellin dhe nuk prodhojnë asnjë ligj për qytetarët shqiptarë dhe gjithashtu më lejoni të ripërsëris dhe kërkesën e Grupit Parlamentar të depozituar dhe të formësuar tanimë në një projektligj konkret për shqyrtimin e nismës tonë për uljen e TVSH-së për ushqimet bazë të shportës nga 20% në 5%. Një nismë e cila prek të paktën 23 produkte bazë ushqimore dhe që synon uljen e kostos së jetesës së popullit më të varfër të kontinentit, por fatkeqësisht më të vjedhur në Europë.”, tha Blushi.
