Në një konferencë me gazetarët, Blendi Klosi ritheksoi se mbështetja e PS për drejtësinë e re nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë as në vijim.
I pyetur lidhur më çështjen e Belinda Ballukut, Klosi tha se nuk do të pengojnë aspak hetimet, dhe se nuk përfshihen në punët e drejtësisë.
“Kjo parti e ka shprehur qëndrimin e saj dhe nuk kemi diskutim sa i përket drejtësisë së re. Mbështetja ka qenë që në fillim. Në pushtet kemi ardhur me një nga premtimet e mëdha, reformën në drejtësi, dhe vazhdojmë ta mbështesim dhe qëndrojmë të baraslarguar. Ne i qëndrojmë 100 % parimit nuk involvohemi në asnjë proces hetimor. Nuk do ketë pengim të hetimeve”, tha ai.
