Në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas rrëzimit të dy kërkesave të opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore për çështjen e ARRSH-së dhe të AKSHI-t.

Ai tha se kërkesat nuk ishin serioze, ndërsa ironizoi se nëse kundërshtarët duan ekspertizë, mazhoranca do ia mundësonte.

“Kërkesa duhet të fokusohet në një çështje të veçantë. Kujtoj këtu një çështje të Gjykatës së 23 viteve më parë, ku një çështje nuk duhet të jetë ekspeditë Kërkesa e parë që u shqyrtua në rend dite ishte kërkesë që sipas një kolegeje të opozitës tha; do të hetohet dhe nëna natyrë, se ka sjellë shumë shi. Kjo ishte shaka se dhe e sqaroi. Nuk kishte një çështje specifike. Çfarë do të hetojnë? Mënyrën e prokurimit?! Duam të hetojmë mënyrën e supervizimit? Hajde e bëjmë, por s’mund të vish dhe të thuash; ka ndodhur kjo, ajo. Por nëse nuk di opozita që të formulojë një ekspertizë për komision hetimor, jemi të gatshëm që të ofrojmë ekspertizën. Dhe ju si gazetarë jeni bërë ekspertë. Nuk duhet të ndërhyhet në kompetencat e gjyqësorit, kur këto hetime po kryhen nga pushteti gjyqësor. Jemi në kushtet dhe me dëshirën më të mirë, që të vijojmë. Dëshira jonë për të miratuar çdo kërkesë që vjen nga opozita, është e palimituar. Por duhet të vinë në formën e mirë. Duhet të kemi dëshirë për të diskutuar përmbajtjen që të shkojmë në një tekst të përbashkët.”, tha Balla.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: