Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar pasi PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Lapaj tha se kryeministri Edi Rama u rreshtua bashkë me 82 vota në krah të abuzimit duke i dalë kundër drejtësisë.

Reagimi:

Maskat ranë!

Edi Rama me 82 vota u rreshtua në krah të abuzimit duke i dalë kundër drejtësisë!

Besoj dhe ndërkombëtarët tashmë janë të qartë se Edi Rama në funksion të pushtetit të vetë është i gatshëm të bëjë çdo gjë!

A ka më moral ky Parlament të vazhdojë punën? A mund të ketë më besim se ky njeri do organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme? A mund të bashkëjetojmë më me këtë model shtypës?

Zgjidhja e vetme është dorëheqja pa kushte e tij!

Krijimi i një qeverie tranzitore të përbërë nga intelektualë përtej partive me mandat 12 mujor për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Reformim i Kodit Zgjedhor për demokratizimin e vendit.

Depolitizim i administratës zgjedhore.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: