Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke u ndalur tek projektligji për buxhetin 2021, deklaroi se ky Kuvend do të miratojë rritjen më të madhe të pagës minimale, e cila do të jetë 300 mijë lekë.
Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se PS nuk bën asnjë dallim mes Jugut apo Veriut, apo dhe bashkive të vendit.
“Duke u ndalur tek buxheti do nxisja komisionet që të bëjën punën e tyre lidhur me diskutimet në komision. Kemi dy javë pune për të ardhur në fazën e fundit. Jam i lumtur që ky kuvend bën rritjen më të madhe të pagës minimale, në 30 mijë lekë. Çdo familje shqiptare ku njeri prej prindërve i garantohet që të çojnë në shtëpi 300 mijë lekë të vjetra. Falë administrimit financiar, edhe pse jemi në kushte pandemie, ku goditja ka qenë më e rënda, ku tërmeti merr për rindërtimin pjesën më të madhe të buxhetit për infrastrukturën, ne garantojmë rritje të pagave në shumën e 80 mln dollarë. Janë 4650 mjekë që iu rritet paga në 2021. Janë 3765 infermierë e laborantë që iu rritet rroga me 40 %. Janë 35 mijë 833 mësues që iu rritet paga. Këto janë shifra konkrete, s’janë 7X7 bëjnë 42,
Mirëadministrimi i financave publike na bën që të kemi mundësi që të përfundojmë procesin e rindërtimit.”, tha Balla.
(BalkanWeb)
