Gazetari Artan Hoxha deklaroi se kryeministri Edi Rama u ka hequr peshën politike personaliteteve që ka në PS.
Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, tha se e ka kthyer partinë në një parti elektorale dhe se i ka vendosur të gjithë sipas tij ‘nën thundër’.
“Ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e vitit tjetër, i fundit që mbaj mend unë që krijoi problematike ka qenë Ben Blushi… Por sot ne kemi një parti elektorale që peshën nuk e mbështet mbi kredibilitetin e figurave që ka, por peshën specifike që marrin përsipër drejtorët e ministrive. Ai ua ka hequr peshën politike personaliteteve. Ata kanë përballë një figurë që të asgjëson në second. Por Elisa Spiropali është një nga figurat e promovuara direkt nga Rama. Zonja Spiropali mendon se për meriton vlerësim më të madh se ky që i është bërë në këtë moment. Si pozicion se ishte zv.kryeministre, Belinda nuk mund të ikte vetëm donte shoqet e veta që të ikte…A mundet Elisa Spiropali sot të krijojë problem në PS? Mua më duket jo. Pra PS sot është lokali në Kuc që del Rama atje dhe thotë rezultati në zgjedhje del kaq. Në momentin që Rama ndjen rrezik shiko kundë-reagimin e enturazhit që ka pas. Në këto moment nuk ka asnjë rrezik sot. Rama ka thënë do futemi në BE në 2030, dhe 2030 është mandati i 5”, tha ndër të tjera gazetari Hoxha.
