Shkodra deri tani nuk është fituar asnjëherë për Partinë Socialiste, por Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri thotë se kjo nuk është tragjedi edhe pse do kishte dashur që shkodranët të votonin PS-në.

Ndërkohë, Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin dhe njëkohësisht drejtuese politike e PS në Shkodër, tha se është herët për të folur për objektiva.

“Kemi prezantuar drejtuesen e re politike për qarkun e Shkodrës. Patëm një takim me strukturat e Asamblesë në Shkodër dhe u përcaktuar direktivat për përgatitjen e zgjedhjeve vendore. Shkodra nuk është nga ato qarqe të thjeshta për PD, por ne kemi objektivat tona.
Elisa me eksperiencën e saj do të jetë në gjendje të ngrejë fort punën në PS në Shkodër ”, tha Gjiknuri.

Akuzave të PD herë pas here se Shkodra është lënë në harresë nga qeveria Spiropali iu përgjigj duke thënë gatishmëria ka qenë maksimale nga ana e qeverisë, por drejtuesit e bashkisë në Shkodër nuk kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit.
Spiropali zëvendëson si drejtuese politike Edona Bilalin, deputete e PS Shkodër dhe ministre për sipërmarrjen.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb