Ish-deputeti demokrat, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi, i pyetur në emisionin “Kjo Javë” se PS po luan hipokrizi me Ballukun duke zvarritur mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Murrizi akuzoi Ramën se ai “do ta shesë” zv/kryeministren, por “thotë prit sa të ftohet se do më kundërvihet”.
“PS po të ketë këllqe të dalë dhe të thotë se nuk e votojmë heqjen e imunitetit të Ballukut. Sepse nuk është rasti i parë që një deputet hetohet në gjendje të lirë dhe t’i përmendë me radhë se ka 6-7 nga të vetët dhe nja 4-5 nga PD”, tha Murrizi duke shtuar se Rama ka dhënë fjalën në vend tjetër se do ja heqë mandatin Ballukut.
Myslim Murrizi: Për fat të keq bashkohem me Çuçin, s’ka vendim të Kushtetueses, eunukët që janë betuar tek floktorja buzë Lanës, tek noterja, u trodhën para presionit të dy palëve dhe dolën me mosvendim të dakordësuar. Ata që kishin votuar herën e parë pro qeverisë thynë shtyllën kurrizore dhe bënë një mosvendim.
Qenia në punë me mosqenien në punë me atë cka kërkon SPAK tek Këshilli i Mandateve.
PS po luan hipokrizi me Ballukun, Rama i pari që do ta shesë por thotë prit se do më kundërvihet.
PS po të ketë këllqe të dalë dhe të thotë se nuk e votojmë heqjen e imunitetit të Ballukut. Sepse nuk është rasti i parë që një deputet hetohet në gjendje të lirë dhe t’i përmendë me radhë se ka 6-7 nga të vetët dhe nja 4-5 nga PD. Pra disa kanë procese madje tallen se kanë 4 vjet që zvarriten dhe kur ta caktojë gjykata me vendim të formës së prerë të Apelit, të shkojë në burg si ai i Rrogozhinës. Në vend tjetër ka dhënë llafin se do ja heqë mandatin dhe këtu ta shtyjmë sa të dalë vendimi. Dhe imuniteti vendoset me votim të fshehtë.
