Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me seancën e sotme në Kuvend si dhe tërheqjen nga rendi i ditës i “Amnistisë Penale”.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 me gazetaren Ola Bruko, ai tha se ky hap u hodh pas një “prishje pazari” mes qeverisë dhe Lulzim Bashës.

“Tërheqja e “Amnistisë Penale” nga seanca e sotme., është një dakordësi apo pazar i prishur me Bashën çoi në tërheqjen e Amnistisë Penale. PR ligji që ka mbërritur në Kuvend, shmang atë që duhet të kenë amnistinë.

Nuk janë falje që nisin nga emra të përveçëm por është një kujdes i sovranit që në momente të caktuara të amnistohen grup qytetarësh të cilët nuk kanë kryer krime të rënda.

Unë kam bërë një amendament që nuk u mor parasysh që të mos përfitojnë deputetët apo ish- deputetët.

Pr.ligji është bërë duke menduar si të shmangim persona të caktuar.

Nuk i arritën 84 vota ndryshe do të kalonte sot.

Nëse do kishte parime dhe do ishte një amnisti që do përfitonin qytetarët, është detyrim i kuvendit që të lehtësojë barrën e familjarëve që prisnin amnistimin”, tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb