TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Forumin e Gruas Socialiste Shqiptare (FGSSH) ka çertifikuar rezultatin për kryetaren e FGSSH, Olta Xhaçka, e cila është rikonfirmuar në krye të tij me votë absolute.

Gjithashtu, KQZ ka certifikuar rezultatin për zgjedhjet e kryertareve të FGS në bashkitë si më poshtë:

Në Tiranë – Blerina Doracaj,
Në Shkodër  – Julia Dekovi;
Në Elbasan – Desantila Tahiraj;
Në Korçë – Edlira Mitre;
Në Gjirokastër – Marta Zhapa;
Në Dibër – Donika Hysenaj;
Në Malësinë e Madhe – Liza Deda;
Në Durrës – Blerina Hasani;
Në Fier – Mirela Petushi;
Në Berat -Anida Dhana;
Në Pogradec -Anxhela Andoni;
Në Mirditë – Marie Dodaj;
Në Librazhd- Lindita Roci.

Vijon puna për certifikimin  e rezultateve në bashkitë e tjera, si dhe për delegatet e Kongresit që do mbahet në janar.

Zgjedhjet u mbajtën sipas parimit “një anëtar, një votë”, ku 30 mijë anëtaret e Forumit të Gruas Socialiste në të gjithë Shqipërinë, patën mundësinë që me votën e tyre të zgjidhnin drejtueset e reja në të gjitha nivelet.

Këto zgjedhje vijnë pas një procesi të gjatë riorganizimi të këtij forumi, i cili ka nisur që në shtator të këtij viti dhe pritet të mbyllet me mbajtjen e Kongresit të FGS.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb