Në vijim të zhvillimeve mbi ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Ali Demit”, ka reaguar zyrtarisht Partia Socialdemokrate e Shqipërisë (PSD), duke theksuar se incidenti nuk ka të bëjë me zyrën e saj.

PSD ka mohuar çdo përfshirje në konfliktin e ndodhur, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur pranë zyrës, por nuk ka asnjë lidhje me ambientin apo aktivitetin e tyre politik.

“Ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën ‘Ali Demi’ nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate. Asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë,” thuhet në reagimin e PSD.

Partia e drejtuar nga Tom Doshi ka dënuar gjithashtu çdo akt dhune dhe ka bërë thirrje që institucionet kompetente të zbardhin plotësisht rrethanat e incidentit, i cili vijon të jetë nën hetim nga autoritetet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb