Emisioni në Shënjestër në News24 i gazetares Klodiana Lal aka hedhur dritë mbi personazhin e njohur si “Leksi i Druve”.

Sipas të dhënave të siguruara nga dosja hetimore në ngarkim të tij dhe të personave me të cilët ai vepronte, të zbërthyera tashmë edhe nga bisedat e çkoduara në SKY ECC, del se Aleks Ndreka, apo ‘Leksi i Druve’ është një nga personat kyç,

Familja e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, e dyshonte si një nga strehuesit e vrasësve të njeriut të tyre, në këtë rast vëllait të ish-ligjvënësit, Aleksandër Ndok,. i cili u ekzekutua  në fundin e vitit 2017, vetëm pak metra larg pragut të banesës së tij në Lezhë.

Ku sipas bisedave tashmë të zbërthyera midis grupit të tij, pasi Arben Ndoka, nuk po mundej të mbyllte llogaritë me Durim Bamin, një tjetër i fortë nga zona e Niklës në Fushë-Krujë, për të cilin kishte krijuar bindjen se kishte marrë pjesë në vrasjen e të vëllait, ai njëkohësisht po përpiqej të hiqte qafe edhe ‘Leksin e Druve’

Emri i vërtetë i të cilit është Aleksandër Deda ose Aleks Ndreka.

Objektiv që në një fare mënyre ata arritën t’i afroheshin në fillim të dhjetorit të vitit 2020, ku edhe e lanë të plagosur shënjestrën e tyre.

Dosja Hetimore

Më datë 1 Dhjetor 2020, Policia Lezhë u njoftua se në aksin rrugor Milot-Lezhë, është qëlluar me armë zjarri ndërsa ishte në drejtimin e mjetit të tij, ‘Range Rover’, shtetasi Aleksandër Deda (Aleks Ndreka).

I cili për pasojë ka pësuar dëmtime në trup, ku pas marrjes së ndihmës së paë në Spitalin e Lezhës, më pas është dërguar në Qendrën e Traumës në Tiranë.

Zbulimet e mëtejshme të SKY ECC, treguan se organizator i kësaj prite të armatosur ndaj ‘Leksit të Druve’ ishte Arben Ndoka.

Dhe si pjesëmarrës në këtë plan ai kishte thirrur pranë vetes edhe nipin e tij Samuelin, djalin e vëllait të tij të vrarë, dhëndrin Arjan Tuku dhe Vinsent Tukun.

Dosja Hetimore

Provat faktojnë që Arben Ndoka është porositësi i atentatit të organizuar ndaj Aleks Ndrekës, ku për këtë qëllim ai ka angazhuar edhe shtetasit Arian Tuku, Samuel Ndoka, Vinçens Tuku si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Arsyeja për të cilën do të kryhej kjo vrasje është se Arben Ndoka akuzon Aleks Ndrekën si personin që ka strehuar vrasësit e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka, vrarë më datë 9 Dhjetor 2017 në Lezhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb