Ish-futbollisti, Taulant Stërmasi, ka zbuluar arsyen pse sulmuesi Armando Broja dëmtohen shpesh herë. Sipas tij, dëmtimet vijnë kur trupi nuk është i përgatitur.
“Atë që shoh problem tek Broja është që ka disa vite që nuk është gati. Them edhe për ekipet e veta, jo vetëm kombëtaren. Dëmtimet vijnë kur nuk je i përgatitur. Broja është i shpejtë, veprimet e tij janë më të shpejta se muskujt që reagojnë. Pra këtë problem ka. Ai ka veprime të sistemit nervor kaq të shpejta dhe muskujt nuk janë gati.”, tha Stërmasi.
