Në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24, u diskutua çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Drejtori i këtij Teatri, Ervin Çuli, tha se duhet një teatër i ri ne parametra europianë pasi ky aktual ka shumë probleme nga ana infrastrukturore, shkruan BalkanWeb.

“Një nga arsyet që po e rimendoj rikandidimin është vështirësia e përballimit ditë për ditë me këtë godinë. Duhet se të ndërtohet një teatër i ri kombëtar me parametra europianë, s’kam frikë të them se kjo godinë është një tmerr dhe sapo vjen dimri. Aq shumë të çara ka në teatër, sa s’ka gjë që e ngroh të ftohtin atje. Një rikonstruksion do ishte diçka e përkohshme, ne nuk kemi nevojë për diçka që do zgjasi 10 vjet. Duam diçka të përhershme. Aty nuk ka magazina, këtë nuk e kupton njeri, këtë e kuptojnë ata që kanë nevojë për magazina. Kemi nevojë për hapësirë,” tha Çuli.

Ndriçim Xhepa:Është e vërtetë që para 3 vitesh ka ndodhur një shkarje e rëndë atje, u hap një gropë e tmerrshme 1 metër e thellë. Teatri ynë ka një estetikë e finesë të vetën. Absolutisht nëse teatri nuk plotëson kriteret nga pikëpamja arkitetkurore, atëherë le të bëhet një teatër që është vetëm teatër.

Fatos Lubonja: Teatri është lidhur me kujtime, se të gjithë kemi qenë fëmijë e kemi luajtur. Argumenti se nuk kemi magazina, nuk do të thotë se do ta prishim. Ne kemi një teatër, në konceptin kombtar, se teatri nuk është ndërtesa, se sot teatër kemi dhe në rrugë, kemi gjithandej. Ç’të keqe ka se duhet një teatër më i mirë, të bëhet diku tjetër dhe u dashka shembur ky.

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: