Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, në fjalimin e mbajtur përpara gazetarëve, u pyet nga gazetari Igli Çelmeta se përse ka emëruar një person pa certifikatë sigurie në krye të IT të Policisë së Shtetit.

“Nuk keni informacionin e duhur dhe jeni të gabuar në pyetjen që bëni”, tha Rrumbullaku.

Gazetari Igli Çelmeta: Pse emëruat në krye të Drejtorisë të Teknologjisë dhe Informacionit një persona pa certifikatë sigurie, dhe në kohën që plasi skandali i TIMS pse e rikthyet sërish në detyrë ku kishte vetëm pak ditë që e kishit pezulluar?

Muhamet Rrumbullaku: Për ju dhe publikun e gjerë, duhet të dini mjaft mirë legjislacionin shqiptar në lidhje me informacionin e klasifikuar sekret shtetëror dhe procedurat e aktet normative që ndihmojnë punën për procedurat që ndiqen për pajisjet me certifikatë sigurie të të gjithë drejtuesve policorë, sipas vendimit të Komisionit. Nuk keni informacionin e duhur dhe jeni të gabuar në pyetjen që bëni.

Gazetari Igli Çelmeta: Pse e rikthyet në detyrë pak ditë pasi e kishit pezulluar

Muhamet Rrumbullaku: Ju them edhe një herë njihni mirë legjislacionin e Policisë së Shtetit dhe rregulloren, lexoni nenet respektive dhe nxirrni konkluzionet vetë

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb