Një takim i organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për kujtuar artistin, arkitektin dhe intelektualin e pakompromis e kontrovers Maks Velo, solli në vëmendje pyetjet e dëshpërimin që e mundoi deri në fund. Piktori Anastas Kostandini, duke treguar takimet e kohëpaskohshme me të sidomos në Pogradec.

“E kam parasysh në një moment u përlot dhe se kuptoja se si një burrë aq i fortë, përballë një studenti të kishte një përjetim aq dramatik, kur fliste për njerëz që u bënë shkak që ai të ishte i kufizuar për një kohë të gjatë. Një tjetër moment dëshpërimi ishte kur çeli ekspozitën e tij nuk u përcoll di duhet me shkrime nga kolegët e tij. Ishte i dëshpëruar e thoshte pse më mbajnë mëri?”, tha Kostandini.

Duke kujtuar një njohje të hershme që nga vitet 1970 e mandej, vitet kur Velo ndihej i pakuptuar, i mënjanuar, nga artistët e dy kohëve e shoqëria që i përkiste, Kostandini kujtoi edhe kohën e errët të dënimit.

“Maksin e kam njohur ku kam qenë student në 1974. Ishte një person simpatik nga mënyra se si sillej. Më vonë, kur unë u diplomova më 1978, ai u fut në burg dhe kjo ishte trishtueshme. E takoja në Pogradec dhe bisedat me të ishin edhe dramatike”, kujtoi Kostandini.
2025 është shpallur Viti i Maks Velos nga QKLL.

“Një figurë e rëndësishme e artit, kulturës e mendimit në vendin tonë”, tha Alda Bardhyli, drejtore në QKLL. Maks Velo ka qenë i dënuar politik në diktaturë që i vuajti në Spaç.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb