Politologu Ermal Hasimja deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se arsyeja pse Gjykata Kushtetuese po zvarrit vendimin për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, për shkak të presionit dhe ndikimit të kryeministrit Edi Rama.

Hasimja tha se arsyeja është shtyrja sa më gjatë e afatit me qëllim shuarjen e masës për Ballukun, që sipas ligjit është 3 muaj.

“Ndikimi dhe presioni i zotit Rama ka shtyrë vendimin për Ballukun. Që kjo cështje të zvarritet dhe të lidhet me mbledhjen e Këshillit të Mandateve, që të shtyhet deri në 3 muaj dhe masa të shuhet. Ky është qëllimi. Unë nuk kam shpresë se Kushtetuesja do të japë vendim logjik. Po të ishte për tu marrë, do të merrej me kohë”, tha Hasimja.

Ermal Hasimja: Ndikimi dhe presioni i zotit Rama ka shtyrë vendimin për Ballukun. Që kjo cështje të zvarritet dhe të lidhet me mbledhjen e Këshillit të Mandateve, që të shtyhet deri në 3 muaj dhe masa të shuhet. Ky është qëllimi.

Për herë të parë në 35 vjet tranzicion kemi parë që sistemi i drejtësisë po godet në nivele të larta. Nëse ne godasim SPAK, në këtë moment, fuqizojmë ata të tjerët.

Për krimin zgjedhor do e themi me zë të lartë. Nuk mund ta fshijmë të gjithë si pjesë të regjimit të sistemit.

Unë nuk kam shpresë se Kushtetuesja do të japë vendim logjik.

Gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë opozitës, është pikërisht kjo që Rama është vënë në mbrojtje të korrupsionit, haptazi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb