Kryeministri Edi Rama në shoqërinë edhe të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, ka vizituar ditën e sotme godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat. Ndërsa tregonte godinën, Balluku tha se kjo është një mundësi shumë e mirë që i jepet Beratit, duke e cilësuar si një kompleks model në hyrje të qytetit, në shërbim me kushte optimale, shpejtësi e transparencë për 55 mijë drejtues automjetesh.

“Atyre që akuzojnë për ndërtimet e reja dhe fasadat, u duhet thënë: Pse laheni? Pse kriheni? Rrini pa larë! Pse qepeni? Pse visheni? Rrini siç ju ka bërë nëna edhe s’ka problem”, u shpreh Rama duke ironizuar kritikat që i adresohen qeverisë.

Kreu i qeverisë nuk i kurseu “thumbimet” kur tha se nëse pyesin se ku është rritja ekonomike e vendit, këto janë faktet që e dëshmojnë.

“Mjete me standarde të reja duke nxjerrë jashtë shumë nga mjetet e vjetra dyfishimi flet vetë, thonë ku është rritja ekonomikë, faktet e tregojnë se ku është”, tha kryeministri.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb