Ndërprerja e energjisë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku po shqyrtohet huaja për OSHEE-në, është shoqëruar me debate mes anëtarëve.

Teksa sekretari i grupit parlamentar të PD-së, Arbi Agalliu po bënte një foto brenda sallës, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka kundërshtuar këtë veprim. Ajo e ka pyetur kolegun e opozitës se pse po i bënte foto pa drita.

“Kjo foto tani … është qesharake, ti nuk bën foto sepse janë në funksion mikrofonat. Nuk është etike, nuk është etike çfarë po bën. Kemi ardhur në komision për të folur për çështje konkrete e profesionale, nëse ti ke ardhur të bësh foto, kjo është çështje tjetër.”, pohoi Balluku.

Ministrja ka kërkuar ndërhyrjen e kryetarit të Komisionit, Eduard Shalsi që mos të bëheshin foto. “Mos ma qaj hallin të frikës, se nuk kam frikë nga foto”, iu kthye Balluku, Agalliut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb