Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq, mbrëmjen e së enjtes, ku gjatë konfliktit mes dy adoleshentëve, mbeti i vdekur si pasojë e goditjes me thikë, një prej tyre, 14-vjeçari Erald Xheja.

Sipas të dhënave të dy 14 vjeçarët janë takuar rastësisht ditën e djeshme në loklalin e fshatit Pirg.

 

Të dyja palët kanë qënë të shoqëruar me shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore  u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën.

Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 viti më parë dhe ka qënë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon”etj që çoi në përdorimin e thikës që 14-vjeçari posedonte.

Personat e arrestuar për vrasjen në  Maliq:

Enedio Guri, autori

Edison Guri

Roland Guri

Flori Çela

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: