Sot më 28 tetor po mbahet protesta e radhës e studentëve kundër qeverisë së Ramës, që e akuzojnë për korrupsion dhe keqmenaxhim.

Ndër të tjera, qeverisja e kreut të qeverisë akuzohet se ka larguar rininë jashtë vendit, për shkak të pamundësisë të krijimit të së ardhmes në Shqipëri.

Një grafit i veçantë është shkruar nga ana e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.

“Pse na mësoni të ikim”, shkruhet në një nga grafitët. Kjo lidhet me ikjen masive të të rinjve shqiptarë nga Shqipëria, për një të ardhme më të mirë.

Po ashtu, pati grafite tek Ministria e Arsimit,, ku u shkrua “Ministria e Krimit”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb