Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot komunikimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”.

Një nga qytetarët e pyet Ramën se kur do të bëjë një debat me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, një praktikë kjo e njohur para zgjedhjeve në shumë shtete ku kundërshtarët politikë shpalosin platformat dhe programet e tyre para qytetarëve dhe votuesve.

Kreu i PS ka zgjedhur të përgjigjet me ironi, duke u shprehur se me bufin nuk mund të bëhet debat.

“Me kë të bëj debat me bufin e kënetës, je në vete apo jo? Aq më tepër kur bufi është në rrëshqitje e sipër”, tha ai, duke iu referuar kështu lapsuseve të bëra së fundmi nga kryedemokrati në takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve.

Komunikimin Rama e ka mbyllur me “Më 11 maj ka vetëm një fitues”.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb