Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një komunikim për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD
“Do të mblidhet Kongresi do të zgjedhë këshillin Kombëtar dhe do të zgjidhet kryetari, unë nuk e njoh Alibeajn Unë nuk mund të pranoj vendime të paqena. Ata kanë bërë zgjidhjet e tyre, unë denoncoj farsën e shëmtuar të zgjedhjes së presidentit të Republikës, kur ajo zhvillohet me zarfe sekrete brenda grupit parlamentar, imagjinoi se si do të jetë me opozitën. Përcaktohen rregullat që duhet të kenë ligjin e parë të transparencës. Thirret shoqëria civile i thuhet mos shqipto emra, por dërgo email pra këtu dëshmohet se kemi të bëjmë me një narkoshtet dhe opozita nuk mund të legjitimojë një proces të tillë”, tha ai.
(BalkanWeb)
