Përfaqësuesi i PD, ish-deputeti Lisandër Hoxha i ftuar në studion e News24, ka akuzuar zv/kryeministren dhe ministren e Energjisë Belinda Balluku se ka firmosur një marrëveshje për blerjen e 2 anijeve në Bangladesh me një kosto mjaft të lartë qiraje, rreth 75 mln dollar për 2 vite ndërkohë që ata nuk janë vënë në punë.
Hoxha tha se kjo aferë është një vjedhje e hapur e fondeve të buxhetit të shtetit, pasi megjithëse nuk punojnë, për këto dy anije paguhen kontrata mirëmbajtje, konsultime me vlerë 600-700 mijë dollar në vit.
Lisandër Hoxha: Cili njeri pa parti pranon të paguajë një incinerator që nuk ekziston?
Cili njeri me parti e pa parti, pranon që 2 anijet e Belinda Ballukut për të cilat nuk ka guxipm SPAK nuk ka këllqe ta hetojë, se është portofoli i stabilokracisë, i qirasë, nuk shkojnë ti vënë prangat [ër dy anijet e Bangladeshit që I ka marrë kompania mëmë me 15 mln dollar në Bangladesh \ja ka dhënë shtetit shqiptar me 75 mln dollar qira për 2 vite të cilat nuk janë ndezujr kurrë dhe paguajnë kontrata, konsultime dhe paguajnë 600-700 mijë dollar në vit. Këto janë të gjitha para të vjedhura.
