Kryeministri Edi Rama, nga Kuvendi iu përgjigj akuzave që erdhën nga opozita për mospraninë e tij sot në Davos, ku u firmos themelimi i Bordit të Paqes, ku Shqipëria është ftuar të marrë pjesë.

Kreu i qeverisë tha se mes Donald Trump dhe Ivanka Trump, zgjodhi të mikpriste këtë të fundit, por, siç shtoi – me lejen e Presidentit të SHBA.

“Që të mos shqetësoheni pse nuk isha atje, unë duhej të bëja një zgjedhje: të përgjigjesha ftesës së babait apo të mirëprisja vajzën në Shqipëri. Zgjodha vajzën, natyrisht me lejen e babait.

Duke qenë se zoti Mediu është ura që lidh amerikanët me rrugën e shpresës, prisja nga ai që të hedhë poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbajë anën e Amerikës, por nuk shohim arsye për të konstatuar divergjenca të tilla.” tha Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb