Në Bullgari një valë e madhe protestuesish përfshiu Sofjen dhe brenda pak ditësh detyroi qeverinë të tërhiqej nga rritja e taksave, ndërsa presidenti paralajmëroi me shpërndarjen e parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme.
Këtë të enjte, kryetari i PD, Sali Berisha debatoi me analistin Berat Buzhala i cili solli si shembull situatën politike në Bullgari, protestat atje të cilat detyruan qeverinë të tërhiqej.
Berisha tha në Syri Tv se mes dy shteteve nuk mund të bëhet krahasim pasi Shqipëria është një vend që ndjek penalisht opozitarët ndryshe nga Bullgaria dhe Rumania që janë shtete të lira. Jo vetëm kaq fuqia e drogës në Shqipëri është e jashtëzakonshme dhe kemi të bëjmë me parti shtet.
Berat Buzhala: Sot në Bullgari është protestë e madhe kundër korrupsionit. A mendoni se nuk po frymëzoni më?
Sali Berisha: Nuk mund të krahasohet kurrë një diktaturë autoritare që shyp pluralizmin me një vend të lirë që respekton atë. Bullgaria është një vend që në një vit mund të ketë bërë 3 palë zgjedhje. Janë ndërruar qeveritë. Shqipëria është një vend që arreston liderët e 3 partive kryesore të opozitës, osei ndjek penalisht. Nuk them se ata kanë imunitet por kur e bën në vit elektoral e bën vetëm për të marrë mandatin. Shqipëria është vend që bën gjahun çdo opozitari që identifikon se po bën një veprim kundër saj. Shqipëria është vend që ka drejtësi politike. Arrestohen liderët e opozitës si persona nën hetim pa i thirrur kurrë për ti pyetur.
Këtu njerëzit nuk janë të lirë. Përballen me pasoja. Këtu është një parti shtet, që dyqanin ta mbyll, ta falimenton. Këtu është represion, regjim represiv. Bullgaria është vend i lirë, Rumania është vend i lirë.
Berat Buzhala: Serbia?
Sali Berisha: Serbia është më e lirë se Shqipëria.Fuqia e drogës në Shqipëri është e jashtëzakonshme.
