Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar sërish çështjen e Belinda Ballukut në një komunikim me qytetarët.
Berisha tha se kryeministri Edi Rama “nuk e lëshoi” Ballukun sepse ka hallin e tij dhe se për shkak të korrupsionit që kanë bërë bashkë i frikësohen drejtësisë.
“Pse prokurori nuk lëshoi që në fillim urdhër arresti për Lubi Ballukun? Nuk e lëshoi se Rama nuk do pranonte kurrë arrestin dhe heqjen e tij imunitetit. Me arrest do veprohej si me Saimir Tahirin. Ai vonoi mbi një muaj autorizimin për kontrollin e banesës pasi saje qorri, zhduku të gjitha provat. Dje në mbledhje u vendos që të organizohen protesta. Në Rumani e Bullgari e përmbysën qeverinë. Nuk është e vërtetë se kryeministri kërkoi të bllokoi vendimin e Gjykatës, por dha dorëheqje dhe çoi vendin në zgjedhje. Kurse Rama është i tmerruar se ka ndarë paratë me lubi Ballukun. I dha goditje fatale luftës kundër korrupsionit. Na përket ne të mos pajtohemi kurrë me këtë çështje”, tha kreu i PD.
Pjesë nga fjala e Berishës;
Dje në mbledhjen e kryesisë së PD u vendos që ti drejtohemi qytetarëve për fillimin e protestave në datën 22 dhjetor, ku të bashkohen shqiptarë të të gjitha bindjeve, por që guxojnë të shprehin zërin e tyre kundër vjedhjes së parave dhe pasurive të taksëpaguesve shqiptarë dhe qytetarëve.
Në Bullgari e përmbysën qeverinë. Nuk është e vërtetë që kryeministri kërkoi të bllokojë vendimin e gjykatës, por kryeministri duke marrë përgjegjësi për aktin korruptiv të ministrit të tij, dha dorëheqjen dhe e çoi vendin ne zgjedhje.
Kurse Edi Rama i tmerruar sepse është direkt njeriu që ka ndarë paratë me Lubi Ballukun, i dha një goditje fatale luftës kundër korrupsionit.
Qytetarë dhe qytetare, na përket ne të ngremë zërin tonë, na përket ne të mos pajtohemi kurrë me këtë situatë.
Por unë këtu, para jush do të përsëris, do të shtrojë përsëri çështje.
Ne faktuam me dokumente të pakundërshtueme, por dhe raporte ndërkombëtare më serioze se në Shqipëri u zhvilluar një farsë elektorale, se Edi Rama zgjedhje nuk zhvillon, se pushteti i tij qëndron mbi votën e grabitur, duke organizuar në periudhën e ndaluar me ligj, para votimeve 4533 përfshirë ditën e votimit me 7 mln euro, ‘Giro d’Italia’.
Duke u dhënë dhuratë për votë 100 euro, 760 mijë pensionistwve.
Duke arrestuar në vitin elektoral, dy liderët e partive kryesore opozitare dhe duke vendosur në proces penal pa asnjë fakt të ri, kryetarin e partisë së tretë.
Duke mobilizuar të gjithë administratën e tij, si polici terrori vote. Duke punësuar përkohësisht dhe duke dhënë dhjetëra mijëra certifikata pronësie, leje legalizimi, ndërtimi.
Edi Rama përdori të gjitha bandat të cilat futën në parlament, një për një 28 deputetë.
Manipuloi në mënyrë monstruoze votën e diasporës.
Pra dhunoi nen për nen parimet themelore të Kartës së Kopenhagënit të vitit 1990 për zgjedhjet. Kodin Zgjedhor, platformën e këshillit të Europës për zgjedhjet dhe kodin e Venecias.
Të gjitha këto dëshmojnë përfundimisht se zgjedhjet me Edi Ramën janë iluzion. Nuk mund të ndodhin kurrë zgjedhje, përveç se farsë.
Prandaj PD-ja ju bën thirrje ju demokrateve e demokratëve në radhë të parë, por dhe çdo qytetari që e konsideron votën e lirë, si zemrekun e demokracisë të nisim me 22 betejën tonë e cila do të ndërpritet vetëm me rrëzimin e këtij pushteti, krijimin e qeverisë teknike dhe votimin e lirë të shqiptarëve, në të cilat në mënyrë absolute, PD do të fitojë zgjedhjet.
Si ka fituar kurrë zgjedhjet Edi Rama.
Por kësaj here, njëlloj si në vitin 2001, ne arritëm tu vërtetojmë shqiptarëve dhe mbarë botës se ky i vodhi zgjedhjet, ky i dhunoi zgjedhjet.
Ndaj na takon ne tani, beteja për votën tonë.
Ndërkohë, shkurtimisht dua t’ju njoftoj se zgjodhi pa firmat e opozitës Avokatin e tij të Popullit, duke marrë edhe atë grimcë pushtet që kishte mbetur i ndarë.
Unë e kam theksuar dhe theksoj se firmosja e kandidaturës së Endrit Shabanit ishte një gabim, akt i nxituar, i cili ndodhi në një periudhë kur u krijua një lloj koalicioni për kandidaturën e Bashkisë së Tiranës.
Megjithatë, nuk është ajo firmë që bëri të mundur zgjedhjen e Endrit Shabanit, se ajo firmë u tërhoq po me firmë nga të gjithë ata që i kishin vendosur firmat. Pra, njëra anë është një nxitim dhe gabim për të cilin unë kam kërkuar dhe kërkoj prapë ndjesë, por ana tjetër është zgjedhja, nuk u bë nga firmat se firmat u tërhoqën.
Ndaj dhe cilido që beson se ai u zgjodh nga firmat e Partisë Demokratike, mashtron veten. Ai u zgjodh nga Edi Rama pa firmat e Partisë Demokratike sepse ato firma u tërhoqën një për një po me firmë nga ata që kishin firmosur.
Natyrisht me këtë Edi Rama tregoi se çdo lloj çdo lloj negociate, çdo lloj ideje për zgjedhje, reformë territoriale është iluzive dhe Partia Demokratike i përgjigjet atij në mënyrën më të merituar. Ne kemi vetëm një rrugë, protestën, protestën dhe vetëm protestën për largimin e tij nga pushteti.
